Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në 20 vjetorin e rënies së vëllaut të tij tek shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në qendër të Pejës. Ai ishte i shoqëruar nga djali i Shkëlzenit, Luani, bashkëshortja e tij Anita Haradinaj. Homazhe kanë bërë edhe ministra nga kabineti qeveritar, kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Më pas kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore të dëshmorëve dëshmorët Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidi i UÇK-së, Enver Haradinaj. Më pas ai ka bërë nderime edhe në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan. Në këtë ceremoni, kryeministri mes të tjerash tha se nuk është e vërtet që Kosova e ka falur Qakorrin as Kullën dhe nuk do ta lejoja kurrë që të preket toka e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …