Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e mëngjesit me kabinetin e tij, me një minutë heshtje në nderim të veprës së heroit e komandantit legjendar Adem Jashari. Haradinaj ka publikuar një fotografi ku kabineti i tij dhe vet ai kanë nderuar familjen Jashari. “Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.
