Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt kundërshtimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka thënë lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, sipas të cilit organizimi i protestave nuk mund të mbetet peng i vullnetit të një partie. Haradinaj ka pranuar se ka ftohje të marrëdhënieve me lëvizjen “Vetëvendosje” që prej anulimit të protestës më 25 mars. Shkak janë bërë dallimet e thella për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejmë, ka thënë Haradinaj për mediet e Prishtinës
