leoni

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për qëndrimin e 30 zyrtarëve në Bruksel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për delegacionin e Kosovës që po merr pjesë në Bruksel,  ka thënë se një Qeveri e një vendi të zhvilluar nuk ka luksin të qëndrojë një javë në një vend tjetër.

“Një qeveri që është me kaq probleme në vend nuk ka kohë të qëndrojë një javë në Bruksel. Po besoj vendet e pasura, vendet zhvillimore nuk kanë kohë për të qëndruar nga një javë në ndonjë qytet se kanë shumë dinamikë në vend, kanë shumë probleme, kanë shumë tema”, tha Haradinaj, në tubimin e degës së Prishtinës, ku kryetar është Avni Arifi. AAK-ja ka për qëllim që të planifikojë politika të mira dhe t’i zbatojë vendimet që i merr. Përndryshe, sipas tij, nëse nuk ka këso planifikime, një parti nuk do të ketë sukses as gjatë qeverisjes, siç është duke ndodhur edhe tani në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …