Kryeministri Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai para të pranishmëve ka kërkuar nga Serbia dhe presidenti i saj, që ta njoh Kosovën, në mënyrë që të ketë zhvillim në të dyja vendet. “I bëjmë thirrje shtetit të Serbisë dhe presidentit Vuciq që ta njoh Kosovën me kufijtë e vetë, që ne të gjithë të punojmë më shumë, që të fokusohemi në zhvillimin e vendit dhe sundimit të ligjit. Kosova është e gatshme me u pajtue dhe si e tillë ne i bëjmë thirrje Serbisë që të pajtohet”, “Zotëri president ju jeni në shtëpinë e juaj. Babai im e ka thanë që është si në shtëpinë e vetë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …