Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që institucionet më të larta të vendit t’i kundërvihen veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka theksuar se institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete kundër ngritjes së përmendores së princit Llazar në veri të Mitrovicës, vendosjes së kurorave në Koshare për paramilitarët serbë, simboleve nacionaliste në Gazimestan si dhe ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit” në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Beogradi zyrtar, por edhe në qarqet të tyre politike, fetare, intelektuale, të historianëve të tyre te feja, e kanë si qëllim për gjoja ruajtjen e së drejtës historike për Kosovën Pra, ata po vazhdojnë të punojnë intensivisht që të dëshmojnë se Kosova është e tyre. Vendi ynë fuqishëm duhet të dëshmojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë. Kam propozuar ngritjen e një lapidari për luftëtarët shqiptarë të Betejës të Kosovës të 1389, të Betejës së Kosovës. Në Ballkan nuk mund të vendoset ekuilibër as paqe pa u njohur e drejta dhe e vërteta shqiptare, pa u pranuar realisht, ka tërhequr vërejtjen, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …