leoni

Haradinaj kërkon nga organet e sigurisë angazhim shtesë në luftimin e narkotikëve nëpër shkolla dhe rritjen e sigurisë

Haradinaj kërkon nga organet e sigurisë angazhim shtesë në luftimin e narkotikëve nëpër shkolla dhe rritjen e sigurisë

Gjendja aktuale e sigurisë, përgatitja dhe shtimi i masave të përgjithshme të sigurisë për sezonin veror dhe pritjen e fluksit të mërgimtarëve, ishin disa nga temat e që u diskutuan në takimin punues që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e zhvilloi me përfaqësuesit kryesor nga institucionet e sigurisë dhe rendit në vend. Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se roli i institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë relevant në luftën kundër dukurive negative është shumë i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë, duhet një mobilizim i të gjithëve që të mos ketë trend rritjeje të akteve delikuente dhe kriminale.  Poashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe i aksidenteve në trafik është tepër shqetësues, duke vlerësuar se duhet parë nga afër cilat janë shkaktarët e këtyre dukurive negative si dhe mundësinë e uljes së numrit të aksidenteve në trafik. Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, vlerësoi se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, është stabile dhe shtoi se institucionet e rendit dhe të sigurisë që janë në kompetencë të MPB-së, janë duke punuar në përmirësimin e këtyre parametrave. Edhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, pasi falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij për temat që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, tha se është rritur dukshëm përgjegjësia dhe angazhimi i Policisë Kosovës, në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …