Haradinaj kërkon nga Policia e Kosovës shtimin e vigjilencës pasi kohëve të fundit lëvizje të shtetasve rusë në Kosovë

Haradinaj kërkon nga Policia e Kosovës shtimin e vigjilencës pasi kohëve të fundit ka lëvizje të shtetasve rusë në Kosovë

Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, me ç’rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policorë. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se policia ka mbuluar vakumin në rendin publik dhe siguri, ai bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë këtij institucioni. “Është me rëndësi që Kosova ka qenë e kujdesshme dhe e ka kthyer në fokus gjendjen e Policisë si orët shtesë e pagat që janë kyçe për integritetin profesional e familjarë. Ju bëjë thirrje qytetarëve pa dallim përkatësive t’i besojnë Policisë pasi është garanci për jetë të qetë. Policia ka mbuluar vakuumin më të madh të mundshëm në rendin publik po edhe në siguri, Ligji për pensionet sigurime shëndetësore ende na pret punë, secili qytetarë është meritorë që i beson Policisë së Kosovës për suksesin”, është shprehur ai. Haradinaj tha se është vërejtur kohëve të fundit lëvizje të shtetasve rusë dhe për të secili polic duhet të jetë vigjilentë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …