Kryeministri Haradinaj kërkon që 12 punëtorëve që sillen rreth dhe brenda Rezidencës së Ibrahim Rugovës t’u bëhen kontratat e rregullta, meqë paguhen nga Buxheti i Kosovës. Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe ai i Financave Bedri Hamza që 12 punëtorëve të Rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata tani për tani punojnë me kontrata mbi vepër, ashtu sikur punojnë me mijëra militantë partiakë kudo nëpër institucionet e vendit . Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pranuar këtë propozim të kryeministrit duke saktësuar se pavarësisht kontratave shpenzimi i buxhetit është prapë i njëjtë, sepse ata marrin paga të plota, por nuk ka bërë të ditur se sa para marrin rojet dhe magazinierët e Pallatit të Ibrahim Rugovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …