Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj është takuar me Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric. Ai me anë të një një postimi ka thënë se u sigurova se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset integruese.
“Nga Marija Pejčinović Burić, Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, u sigurova se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Lidhja tradicionale dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale me Kroacinë, do të fuqizohen me bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.