Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi se Kosova s’ka pse të bisedojë me Serbinë për temat të cilat tani po i dialogun. Ne kërkojmë që dialogu me Serbinë të ndalet, dhe dialog të ketë vetëm për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit serb. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoj rifillimin e procesit për shënjimin një pike tjetër të kufirit me Malin e Zi, një proces që e hedhë poshtë marrëveshjen për Demarkacionin. Ai shtoi më tutje se opozita e ka shpëtuar Kosovën nga dy rreziqe jetëgjata për Kosovën, atë për Demarkacionin dhe Asociacionin. Këto dy marrëveshjet janë produkt i Qeverisë dhe shkaku i krizës vjen po nga qeveria. Ne jemi të gatshëm për bisedime me Qeverinë por ajo duhet së pari të reflektojë.
Kontrolloni gjithashtu
Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …