Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura. Ai ka shkruar se miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. “Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura. Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim. Falenderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO. Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t’i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …