Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova duhet t’i mbajë zgjedhjet edhe pa praninë time

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas vendimit për mbajtjen e tij në Francë, vendi ynë nuk duhet të mbetet peng në proceset e caktuara, për shkak të mungesës së tij, prandaj, duhet të mbahen zgjedhjet edhe pa të. “Jemi në telashe në Kosovë. Gjendja ekonomike, sociale, është e rëndë. Kemi probleme me rendin dhe ligjin. Kjo është veç ngarkesë për Kosovën. Mendoj se Kosova nuk duhet të mbetet peng, as për mua, as për dikë tjetër”, ka deklaruar Haradinaj. “Le të shkojë vendi në zgjedhje. Me mua, pa mua. Unë do të jem gjithmonë me Kosovën. Nëse dikush po do të më mbajë mua peng që të vonohen proceset, unë kërkoj që të mos ndalen këto procese. Jo aprovimi i Zajednicës dhe demarkacionit. Por le të ecë vendi në zgjedhje. Të përtërihen institucionet”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …