Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova e meriton liberalizimin e vizave demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vonesat eventuale të liberalizimit të vizave janë pasojë  e padijes së kësaj qeverie dhe një kryeministri inatçor. Haradinaj ka shkruar se demarkacioni duhet të rishikohet, prandaj sipas tij, humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership. “Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe që demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj! Qeveria është përgjegjëse para popullit, pse nuk ka ndodhur as njëra as tjetra.  Lajmi i keq në këtë mes është Qeveria e korruptuar e Kosovës. Qeveri e cila pa asnjë kuptim ka bërë një marrëveshje që humb mbi 8 mijë hektarë të territorit dhe pastaj edhe më pakuptueshëm e ka zvarritur për gati një vit rishikimin e demarkacionit. Prandaj, edhe vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë e keqqeverisjes së kësaj Qeverie dhe një kryeministri inatçor. Pse e ka humbur gati një vit kjo Qeveri, nuk ka asnjë lloj kuptimi. Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe që demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj! Qeveria është përgjegjëse para popullit, pse nuk ka ndodhur as njëra as tjetra, ka saktësuar, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …