Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain. Haradinaj e ka vlerësuar senatorin amerikan si mik të çmuar të Kosovës, dhe hero të Amerikës. “I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës. Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë. Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Veprimtari dhe mjeku i mirënjohur, Pleurat Sejdiu, rikthehet në politikë, kandidat për deputet nga PDK-ja
Pas një pauze të gjatë nga jeta politike, mjeku dhe një nga themeluesit e Partisë …