Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen e tij se Kosova ka fituar me marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington. “Kosova me 4 shtator në Uashington ka fituar, nuk është humbëse. Për këtë e kam mbështetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Ne ende kemi vështirësi por duhet punojmë. Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpreh falënderim ndaj SHBA-së, presidentit Trump, emisarit special për dialog, Richard Grenell, e të tjerë, që kanë punuar për këtë në vazhdimësi, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë gjithashtu se versioni i parë i marrëveshjes nuk ka qenë siç duhet sa i përket çështjes së Ujmanit, pasi në dokument shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji! Pas kërkesës tonë, pika ku flitej për Liqenin e Ujmanit është ndryshuar. Nëse nuk ishte marrë parasysh kërkesa jonë, ne kemi qenë të gatshëm për ta lëshuar koalicionin me LDK-në. Ministrat kanë i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura, ka theksuar ish kryeministri Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …