Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me aktakuzat e Gjykatës Speciale. Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta ruaj interesin nacional pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale. Sipas tij Kosova është dashur të bëjë ofertë për themelimin e një gjykate ku do të trajtoheshin krimet e mundshme. I pari i AAK-së thotë se gjykata ka mundur të vendoset në Dyz apo Bondsteel dhe të fillojë me procedurat. Haradinaj thekson se e kupton situatën në të cilën ndodhen Thaçi dhe Veseli por sipas tij edhe skena politike është duke kaluar një situatë jo të lehtë. Ish-kryeministri i Kosovës shton se pavarësisht se përgjegjësia është personale, nëse dënohet ndonjë ish-ushtarë i UÇK-së do të dëmtohet vendi. Haradinaj potencon se Kosova ka gabuar në mënyrën se si është formuar Gjykata Speciale por sipas tij tashmë duhet të mbahen obligimet ndërkombëtare që janë pranuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …