Haradinaj: Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon por dhe është rritur prodhimi dhe eksporti

Haradinaj: Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon por dhe është rritur prodhimi dhe eksporti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ekipin e Zyrës së Kryeministrit, rreth të dhënave të fundit për gjendjen ne politikën tatimore të vendit. Ai ka ritheksuar se ky është viti i ekonomisë. “Ky është viti i ekonomisë dhe në frymën e kësaj, jemi duke punuar që të shohim një pasqyrë të saktë se ku qëndron Kosova në fushën e politikës fiskale, çka kemi ndërmarrë si Qeveri për të përmbushur infrastrukturën ligjore, lehtësirat fiskale që kemi ndërmarrë, duke i liruar nga tatimi shumë linja prodhuese si dhe çka mund të bëjmë më shumë, në të mirë të rritjes ekonomike, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies tonë”,  thekson kryeministri. Haradinaj thotë se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon. “Në vizitat në terren çdo ditë po vërejmë rritje të prodhimit dhe eksportit dhe është në interes primar të vendit që t’i evidentojmë dhe shfrytëzojmë të gjitha resurset tona, për t’i avancuar këto parametra ekonomik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …