Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut tha se vendi mund të krenohet me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojnë të jenë kampion të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se në vendin tonë dinjiteti dhe integriteti i njeriut janë interes thelbësor. “Kosova ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interes thelbësor. Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndërvarura, qofshin të drejta civile apo politike. Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, shkruan Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …