leoni

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Kosova nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet

Deputeti nga radhët e AAK-së,  Daut Haradinaj, ka thënë sa i përket liberalizimit të vizave për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet. Haradinaj në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se është rasti i parë që Kosovës i vendosen këso lloj kushtesh. “Ta keni parasysh faktin që dy shtete të ish-Jugosllavisë, Kroacia dhe Sllovenia, që të dyja shtete të EU-s, ende kanë mospajtime me demarkacionin dhe që të dyja të dala me luftë nga ish-RFJ-ja, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk iu vunë kushte për liberalizim dhe integrim, përkundrazi ato u përkrahen fuqishëm në rrugën e tyre perëndimore duke i anëtarësuar në NATO dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …