Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu. Ai tha se vendi ynë ofron mundësi të mira për investitimet nga jashtë. “Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore”, tha Haradinaj. Sipas tij, investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe institucionet tona, kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …