Haradinaj: Kosova shumë shpejt do të formojë institucionet e reja

Haradinaj: Kosova shumë shpejt do të formojë institucionet e reja

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar sot se Kosova shumë shpejt do të formojë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, me të cilën bisedoi për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Haradinaj tha se Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve.  Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve.Haradinaj theksoi se agjenda e integrimeve euro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …