Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se vendi ynë sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur për protagonizëm e populizëm. Gjatë fjalimit para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai theksoi më tutje se Kosova sot është e trembur sepse edhe ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë, jetojnë në ujëra të qeta edhe kur Kosova është stuhi. “Sot mund ta vërtetojmë se qëllimet arrihen edhe kur janë të vështira. Qëllim kishim lirinë, pavarësinë, demokracinë e ushtrinë. Ishim ne ata që i projektuam këto qëllime dhe i arritëm Kemi edhe qëllime tjera, rritjen ekonomike, normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë në njohje reciproke, qëllim kemi anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Ne do t’i realizojmë edhe këto qëllime” theksoi mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …