Haradinaj: Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrues

Haradinaj: Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjek Kosova në procesin e integrues

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, me ç’rast kanë biseduar për tema që janë në interes të të dyja vendeve. I pari i Qeverisë ka thënë se Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. “Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike. Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral. U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …