Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se ai ka dyshimet e veta që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke ndjekur disa skenare të rrezikshme. Ai ka thënë se nuk e di se cilat janë ato skenare, por sipas tij, ka disa shenja se diçka po ndodh, siç është deklarata e sotshme e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai ka thënë se e gjithë kjo mund të jetë një pretekst për shkaktim të krizës në veri, për ta legjitimuar ndarjen e asaj pjese. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre thirrjeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …