Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një tip mashtruesi në sytë e ndërkombëtarëve pasi obligimet që i ka marrë po kërkon mënyra për t’ i minuar ato. Kosova është vonuar të japë propozimin e saj për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo vonesë po konsiderohet si dëshirë për ikje nga Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit. Nëse Kosova vazhdon të dalë si pala joserioze, si pala që po e rrezikon sigurinë, stabilitetin, besoj goditjet do të jenë të rënda për Kosovën, pasi ka humbur besimin nga aleatët, dhe kjo do i kushtojë këtij vendi në të gjitha rrafshet. Ndryshimi i pozicionit të Kosovës nga vendi i besueshëm, është llogaritë pas Amerikës si vendi i dytë ku amerikanët ndihen si në shtëpinë e vet, institucionet janë pro-amerikane, ka bashkëpunim në çdo fushë, vetëm humbja e këtij pozicioni që ka qenë mjaft i dobishëm ku edhe vendet e tjera janë kujdes si me u sjellë me ne, është serioze. Duke folur lidhur me telefonatën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me shtendosjen e situatës Kosovë – Serbi, Haradinaj ka thënë se kjo telefonatë ishte një ultimatum për planin trepikësh, por nuk u përmendën marrëdhëniet e mira të Kosovës me Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …