Sot me aktivitete tematike e përkujtimore janë nderuar dëshmorët e Gjakovës dhe është shënuar 20-vjetori i çlirimit të fshatit, Shqiponjë, ish-Jabllanicë. Në tubimin përkujtimor ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili me këtë rast ka komentuar deklaratat e kryetarit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është në dijeni që krerë institucionalë, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojçiqit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë. Ai shpjegoi se si kryeministër i vendit është dashur të takohet me çdo qytetar të Kosovës dhe gjykimet për vendimet e marra nuk mund t’i japin ata por historia. Haradinaj tutje tha se çështja e ndarjes së Kosovës është mbyllur dhe nuk do lejojnë në Kosovë një ‘Dodik Republikë’.
