Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që shënjimi i kufirit me Malin e Zi të korrigjohet, në të kundërtën ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë miratim të Marrëveshjes për Demarkacionin. Gjatë një interviste të transmetuar në televizionin publik, Haradinaj ka thënë se kufiri duhet të jetë në Çakorr, dhe siç u shpreh ai, kryeministri Mustafa bashkë me ministrat e tij po gënjejnë. Kreu i AAK-së theksoi se Qeveria do të marrë përgjegjësi për shënjimin e kufirit në dëm të Kosovës. Sipas tij, ekzekutivi nuk duhet që për një gabim të tij të rrezikojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …