Haradinaj: Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj ka propozuar që Gjykata për Krime Lufte të themelohet në Kosovë dhe
që ajo të mos jetë selektive. Ai ka skruar në adresën e tij elektronike
Facebook se
Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i
drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit. Verdikti i tij është dhënë dhe kjo
është çështje e mbyllur, gjë që do të thotë se jemi në pikën zero. AAK propozon
krijimin e Gjykatës për Krime Lufte në Kosovë, e cila nuk do të jetë
seleketive, por do t’i trajtojë të gjitha krimet, në mënyrë që drejtësia të
vihet në vend për të gjitha viktimat, pa dallime. Me këtë Kosova fillon një
epokë të re në zhvillimin e sistemit juridik dhe marrjen e të gjitha
përgjegjësive, komform subjektivitetit të vet si shtet sovran dhe i pavarur, ka
shkruar në mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …