Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ky ka thënë se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. “Për lirinë e vendit, Shqiponja, Gjakova dhe tërë Kosova dhanë më të dashurit e tyre, të cilët u flijuan, në mbrojtje të atdheut, të vlerave dhe identitetit tonë. Sot, në kujtim të kësaj sakrifice sublime, kam bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të dëshmorit Idriz Gucati, martirëve Zize Syla, Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi, dhe dëshmorës Aze Brahimaj. Si sot, 20-vjet më parë ra heroikisht për të jetuar në kujtesën e popullit tonë, Nëna Azë, e cila ishte bërë shtyllë e fuqishme për njësi të tëra të UÇK-së. Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …