Komandanti i Zonës së Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj nga Colmari i Francës, ku po mbahet me një fletë-arrest të Serbisë, ka thënë se veprimet e liderëve të sotëm serbë, janë të ngjashëm me ato të Sllobodan Millosheviqit dikur. “Nikoliqi tha se do të vijë me djemtë e tij të luftojë në Kosovë. Le të vijë e ta shohë si do t’i dalë. Do ta bëjmë më zi se më parë. Edhe kjo që po e bëjnë nuk do të kalojë pa sanksione. Këto goditje ndaj meje kanë vetëdijesuar njerëz. Unë jam i bindur që shumë më pak produkte serbe shiten në Kosovë dhe shumë më shumë shqiptarë janë të bindur për t’i qëndruar të drejtës së vet”, thotë ai, duke shtuar se Prishtina zyrtare është treguar e dobët në raport me Beogradin, meqë duhet reciprocitet në shpalljen persona non grata të zyrtarëve të shtetit serb.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …