leoni

Daut Haradinaj

Haradinaj: Ligji për veteranët e luftës së UÇK –së që është sjellë në Kuvend për miratim ka shumë gabime

Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konstatuar se ligji për veteranët e luftës që është sjellë në Kuvend për miratim, ka shumë gabime. Pasi ka numëruar disa gabime në këtë ligj, ai ka pyetur se kur ka pasur UÇK në vitin 1991, kjo është mashtrim. Kush është UÇK-ja e vitit 1991? Kush dreqin janë ata njerëz? Ka pasur njerëz që kanë sakrifikuar, por nuk ka pasur çka po thuhet. Ne mund të bëjmë ligje të veçanta për të gjitha kategoritë që kanë sakrifikuar, por duhet që të jemi të saktë, ka theksuar deputeti, Daut Haradinaj. Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se me këtë kategorizim që ju është bërë veteranëve të luftës së UÇK-së do të shkaktoj përçarje në popull prandaj është i papranueshëm sepse nuk mund të ndahen në të tilla grupe pjesëmarrësit e luftës. Jeni duke bërë shumë gabim me këtë ligj. Edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së kanë rënë pre e mashtrimeve ordinere të disa zyrtarëve, thekoi deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …