leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të hedhet poshtë

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsërit se kjo marrëveshje duhet të hedhet poshtë. Gjatë intervistës për Radion e Lirë ai ka kërkuar që të formohet një komision qeveritar që të gjendet zgjidhja për këtë çështje para muajit shtator. Nuk besoj që do t’i kthehemi formave jo konvencionale të kundërshtimit të kësaj marrëveshje në Kuvend dhe ne mirëpresim ftesën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O Connell, për Qeverinë e Kosovës që të organizojë debat lidhur me sqarimin e marrëveshjes së Demarkacionit, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërsa duke folur për motivet e vizitës në vendin tonë të zëvendës sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland, ai theksoi se vizita e saj nuk ka pasur në qendër të vëmendjes çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …