Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Marrëveshja për Demarkacionin do të kundërshtohet edhe nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo Marrëveshje është një turp i madhe për Kosovën. Besoj se në LDK ka njerëz me integritet, deputetë që nuk do të lejojnë që një turp dhe një e keqe e madhe më i ardh vendit. E kam fjalën për demarkacionin dhe tema tjera, pra shumë besoj se ka njerëz me integritet. Ashtu siç ka edhe tek partitë tjera në pushtet. Falënderoj deputetët e partive të opozitës, të komuniteteve po ashtu që kanë shprehur gatishmërinë që mos të lejojnë të kalojë, theksoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …