Haradinaj: Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilën askush nuk është gjykuar

Haradinaj: Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilën askush nuk është gjykuar

Sot është 20 vjetori i masakrës së Dubravës me ç’rast forcat serbe kanë vrarë 160 të burgosur dhe kanë plagosur 200 prej tyre. Kjo masakër vlerësohet si me e rënda gjatë luftës në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar këtë masakër si më të egrën kundër njerëze. “Vrasja e 160 të burgosurve shqiptarë dhe plagosja e 200 të tjerëve në burgun e Dubravës, 20-vjet më parë nga forcat serbe është krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria. Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme. Është skajshmërisht e dhimbshme që edhe sot pas dy dekadash drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtij krimi barbar. Mosdënimi i këtij krimi të përmasave gjenocidale dhe mohimi i tij është dëshmi se shteti serb nuk do të ballafaqohet me krimet e veta. Kosova nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtësisë”, ka shkruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …