leoni

Haradinaj: Masakra e Reçakut është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Haradinaj: Masakra e Reçakut është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Masakra e Reçakut është përkujtuar edhe nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka vlerësuar se kjo masakër është e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë të realizuara nga Serbia. “Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar. Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …