Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Duek folur për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe arritjes së ndonjë marrëveshje, lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se marrëveshja që po dëshiron kryeministri, Albin Kurti është një kthim mbrapa. “Të nderuar qytetarë, ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa. Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
