Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. “E respektoj Albinin, në plot aspekte nuk pajtohem me disa tema me të, në metoda të tij, edhe në do aspekte tjera, por e respektoj. Edhe mendoj që është disi e padrejtë që ai të mbahet në burg, nuk po them që, nëse unë do të vendossha ai sot do të dilte prej burgut, pra nëse do të ishte vendim i imi. Por mendoj që duhet t’i jepet një epilog përndjekjes së deputetëve për shkak të kundërshtimeve të tyre politike, Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hi në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë të drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …