Ramush Haradinaj

Haradinaj: Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e vendimit të drejtë e të ligjshëm

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka shkruar se ofron mbështetje të plotë për masat e ndërmarra për masat e reciprocitetit. “Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”  ka shkruar mes tjerash, ish kryeministri i vendit tonë dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …