Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot Këshillin për Siguri Kombëtare. Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se temë e këtij takimi ishte gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend dhe çështja e afateve kohore që ndërlidhen me asociacionin. Sipas tij gjendja në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile. Kryeministri Haradinaj më tej ka deklaruar se nesër më 4 gusht është afati i fundit për dorëzimin e draftit për themelimin e asociacionit të komunave serbe. Haradinaj ka theksuar se institucionet e vendit janë në gjendje gatishmërie për secilën situatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …