Në tubimet me struktura dhe aktivistë në Ferizaj dhe në Gjilan, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përsëritur domosdonë e kundërshtimit qytetar të qeverisjes së keqe në vend. Ai ka thënë se dallimi në këtë 17 shkurt, është se opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria feston duke mashtruar. “Ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën e brezave deri te pavarësia e Kosovës, por sot nuk jemi mirë dhe sa herë nuk kemi qenë mirë, ne kemi ditur t’i themi jo një gjendjeje te keqe’, tha Haradinaj. Sipas kumtesës së AAK-së, Haradinaj citohet të ketë thënë se “sot jemi të zhgenjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe keqqeverisjes”. “Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste”.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …