Duke përkujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998 në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, ish komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në atë betejë por edhe më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe e kanë marrë përgjigjen e merituar. “Historia jonë ka ditë të veçanta, ashtu siç është 5,6 dhe 7 marsi i Prekazit legjendar, edhe kjo datë e sotme është e vecant, pra është lufta e hapur frontale në dukagjin, për fat epilogu i kësaj dite ndodhi i tillë që UÇK e fitoi këtë betejë. Po këtë ditë filloi edhe krijimi i zonës së lirë dhe UÇK e rriti besimin e popullatës, se duke u bërë UÇK mund ta ndihmosh çlirimin e vendit. Por, lufta nuk ishte dhe nuk është e thjeshtë. Kishim familjet, kishim civilët, të plagosurit, mirëpo për fatin tonë të mirë, një vit më vonë, 24 Mars 1999 ishte NATO e udhëhequr nga Amerika që ndërhyri me sulme nga ajri”, ka deklaruar kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …