Ramush Haradinaj

Haradinaj me akuza të rënda ndaj Kurtit që lidhen me kohën kur ka qëndruar në burg në Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se dyshon se fshihet diçka prapa deklaratave të Albin Kurti, të cilat s’do të duhej të thuheshin nga kryeministri i një vendi që ishte viktimë e gjenocidit. Kurti barazoi Kosovën që ishte viktimë me Serbinë që kreu gjenocid në vendin tonë.  “Ai kryeministër që vlerëson se edhe Kosova ka nevojë me u liru prej kriminelëve të luftës në politikë dhe institucione, le t’i jep emrat se kush janë… Një deklaratë e tillë kaq e dëmshme për vendin e tij, pra ku e ka fillin kjo deklaratë, ose ku e ka fillin deklarata tjetër e hapjes së arkivave, Po na barazon ne me hapjen e arkivave të ushtrisë gjenocidale të Millosheviqit”, tha Haradinaj në një emision televiziv. “Të gjitha këto hedhin dyshime se nga e ka burimin kjo dhe atëherë të kthehen në mendje disa lajme se është ndodh njëherë  në një makinë me pjesëtarë të BIA’s serbe i mbuluar me batanije,  saktësoi  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …