Haradinaj: Me Kosovën Fituese, Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur fushatën zgjedhore në Deçan. Duke folur për programin e koalicionit që drejtën, kandidati i këtij koalicioni për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se me Kosovën Fituese, Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror. “Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit.  Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit. Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike. Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit” ka theksuar kandidati për kryeministër nga koalicioni për “Kosovën Fituese” Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …