Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me Albin Kurtin kryeministër, Kosova ka hyrë në një rrugë pa krye prandaj kjo ka qenë arsyeja se pse ai ka kërkuar shkarkimin e tij. Ai ka konstatuar më tutje se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja dhe fatkeqësisht situata do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. “Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …