Haradinaj: Me përulje e respekt jam këtu për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kandidat për Kryeministër i Koalicionit AAK – Nisma për Kosovën Fituese me numër 137, i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, z. Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, Saranda Sallteku, Ardian Rama, Afrim Dina, Shefi i Shtabit Zgjedhor, nënkryetari i komunës z. Fatmir Iska dhe zyrtarë tjerë, të premtën kanë bërë homazhe në Muzeu i Masakrës Krushë e Madhe.

Kryetari Haradinaj në postimin e tij në facebook ndër të tjera ka shkruar se me përulje e respekt e them që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës.

Postimi i plotë i Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj:

Sa herë që vizitoj monumente të Luftës Çlirimtare e sa herë që takoj njerëz të kategorive të luftës, kam një përjetim të një besimi të madh që vendi dhe kombi ynë ka për ta gjetur dritën dhe rrugën e vërtetë. Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi. Një ndërmarrje e këtillë është model se si qytetari, gruaja është pronare dhe ndërmarrëse.

Në programin tonë ne e bëjmë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat. Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet.

Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës. E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë. Ju jeni heroinat e Kosovës, ju keni vendin e veçantë në historinë e Lirisë dhe Shtetbërjes, ju jeni patriotet e paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së …