leoni

Haradinaj: Me pozitën bisedojmë vetëm për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të organizojë dhe të mbajë sa më parë zgjedhje të parakohshme. Mundësia e vetme dhe e fundit janë zgjedhjet. Nuk do të ketë funksionim normal të punës së Kuvendit. Protestat nuk do të ndalen, deri në dorëheqjen e Qeverisë. E fajtor për këtë gjendje të krijuar, janë kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi tha Haradinaj duke shtuar  se kanë kërkuar që mos të thirren më seancat e Kuvendit, meqenëse ka një tendosje dhe situatë të rëndë politike, për shkak të marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Bashkësisë së Komunave serbe dhe të versionit të Demarkacionit me Malin e Zi. Përveç kërkesës për zgjedhje, ai ka kërkuar që Qeveria me rastin e dorëheqjes të jap llogari. Duke e quajtur të pakuptimtë vazhdimin e mbajtjes së seancave të Kuvendit, Haradinaj mohon çdo mundësi për një dialog me pozitën. Ai tha se i ka ardhur fundi kësaj situate, pasi që ka pasur kokëfortësi dhe insistim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë të dëmshme për vendin.


 


28. 1. 2016    


 


Kryeminsitri Mustafa ka thënë pas takimit se ia ka bërë të qartë palës serbe se gjithçka nga marrëveshjet që do të zbatohet do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, njofton korrespodenti i Grupit Koha në Bruksel. Në Bruksel ka përfunduar rundi më i ri i takimit Kosovë – Serbi i ndërmjetësuar nga BE. Kryeministri i Kosvës, Isa Mustafa, pas takimit tha se puna rreth përpilimit të statutit të Asociacionit do të vazhdojë, duke përfillur rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, duke premtuar gjithashtu edhe angazhimin e palës kosovare në këtë drejtim. Kryeministri Mustafa ka thënë se do të shkojë në dialog sa herë është e nevojshme dhe nuk ka thënë kurrë që do të refuzojë të shkojë në dialog pa u bërë liberalizimi i vizave. “Nuk kam thënë kurrë se nuk do të vijë në Bruksel, sepse pala kosovare nuk merret me kushtëzime. Por kam thënë se nuk e kam të lehtë të vij në Bruksel derisa kosovarët janë të izoluar. Dhe vërtetë nuk e kam pasur të lehtë që të vij.


 


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pasi ka lexuar komunikatën nga Brukseli, në të cilën thotë: “Diskutimi me tutje u fokusua në zotimin e dyja palëve për të punuar në implementimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, të bazuar në marrëveshjet tash më të nënshkruara”. Ai ka renditur protagonistët e bisedimeve me një emërues të përbashkët, që për ta nuk ekziston Gjykata Kushteutese e Kosovës. “Për Mogherinin Gjykata Kushtetuese e Kosovën nuk ekziston.


Për Vuçiqin “nuk ekziston e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Për Mustafën Gjykata Kushtetuese nuk ekziston”.


 


Me homazhe te varret e dëshmorëve dhe me një tubim te vendi i rënies në Brestoc të Rahovecit u përkujtuan dëshmorët Nesemi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Ilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe. Në tubimin e mbajtur në Brestoc me një fjalë rasti u paraqit Selami Hoti kryetar i fshatit Krushë e Madhe, i cili tha se “dëshmorët e rënë në vitin 90 vetëm sa e rritën kauzën tonë për liri dhe sot ne e kujtojmë 27 janarin e vitit 90 ku pikërisht në këtë vend u vranë katër persona tani dëshmorë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë“. Në këtë tubim fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili dëshmorët në fjalë i quajti dëshmorë të pavarësisë, dëshmorë të Republikës për të cilët nga vendi i rënies bëri apel te organet kompetente të shtetit që edhe dëshmorët e rënë në periudha të ndryshme të gëzojnë përkujdesjen institucionale.


 


Rusia përveç Turqisë kërcënon edhe Arabinë Saudite


 


Kremlini zyrtar i ka dërguar një mesazh Arabisë Saudite, duk e i kprkura, sikur thuhet  të heqë dorë nga financimi i terrorizmit ose do të përballet me bombardimet ruse. Zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov ka thënë se “liderët sauditë kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të rrisin ndikimin në rajon duke destabilizuar vendet fqinje”. Edhe Putin kishte kërkuar nga sauditët që të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit. “Këshilloj sauditët që gjenden në Siri të heqin dorë nga komplotet e tyre dhe financimi i terrorizmit, ose  do të ekzekutohen pa pikë mëshire”, tha Putin. Ai lëshoi edhe një kërcënim ndaj sauditëve, që mund të jetë një pikënisje konflikti. “Nëse Arabia Saudite vijon të financojë terrorizmin, do t’i bombardojmë aq shumë sa t’i kthejmë në Epokën e Gurit”, tha Putin. Prej kohësh Putin akuzon Turqinë dhe Arabinë Saudite se mbështesin financiarisht Shtetin Islamik.


 


 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Ymeri ka thënë se Vuçiqi është duke e mbajtur Mustafën në xhep. “Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën. Kjo sjellje tregon se ai e ka futur Mustafën në xhep. Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri, që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik. Po të kishte qenë dialogu me Serbinë parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga Mustafa, i cili,  është i nënshtruar. “Një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht”, ka deklaruar Ymeri.


 


Kryetari i Nismës për Kosovën është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e kryetarit  të vendit duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit. Deri tash, është argumentuar mjaftueshëm që të ndërrohet mënyra dhe rregullat e zgjedhjes së presidentit. Ai ka thënë se deri tash presidenti jo që nuk ka ushtruar rolin unifikues, por edhe është përzirë në lëvizje politike. “Rregulla e deritanishme e zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, mjaftueshëm na ka treguar që presidenti jo vetëm që nuk ka mundur të ushtroj rolin e tij unifikues, por fatkeqësisht shpeshherë institucioni i presidentit është bërë pjesë e kombinimeve dhe e pazareve politike”, ka shkruar Limaj. Prandaj, duke marr parasysh edhe klimën aktuale politike në të cilën është vendi ynë sot, po ashtu edhe duke e ditur se ky parlament e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vet, është më se e sigurt që zgjedhja e presidentit nga ky parlament nuk do të përmbushte kërkesën kushtetuese që presidenti të përfaqësoj unitetin e popullit”, ka vazhduar më tej Limaj.


 


Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të ulen në bisedime për tejkalimin e krizës, çka sipas tij, do të krijonte mundësi për të shqyrtuar çështjen e presidentit. Ai konsideron se tani është me rëndësishme që të ketë tejkalim të krizës politike, e pastaj subjektet politike të bashkërendohen me njëra tjetrën rreth çështjes së presidentit, zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe bisedimeve me Serbinë. “Pa u zgjidhur këto probleme, mendoj se nuk duhet të ketë votim për presidentin”, ka thënë deputeti, Fatmir Rexhepi.


 


Partitë e bllokut opozitar kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisiht protestës së 17 shkurtit.


 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …