Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se mediet e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!, ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
