Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj iu ka kundërpërgjigjur sot Përfaqësueses për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Mogherini mbrëmë ka kërkuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit në OKB. Po ashtu, ajo tha se për të vazhduar dialogu Kosovë-Serbi duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Lidhur me këtë, Haradinaj ka thënë se dialogu ishte larguar shumë kohë para se vendosej taksa. “Dialogu ishte larguar shumë kohë përpara se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territorit dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të rifilojë pa e lidhur me taksën”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …