Haradinaj: Na vjen keq që një numër i të rinjve u nxitën që të eskalojë protesta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për medneit  se i vjen keq për zhvillimet që ndodhën pas përfundimit të protestës. “Na vjen keq që një numër i të rinjve u nxitën që të eskalojë protesta. Dua që të rinjtë t’i largojnë këto veprime të dhunshme dhe të shpërndahen pasi protesta ka përfunduar disa orë më parë”, ka thënë Haradinaj. “Përgjegjësia e jonë është që të kundërshtojmë këta liderë dhe t’i themi jo “Zajednicës” dhe demarkacionit. Nuk duam që qytetarët të rrezikojnë sigurinë e dikujt as të qytetarëve as të policisë”, ka shtuar më tej ai. “Durimi i popullit po humbet dhe nuk kanë kohë që Mustafa e Thaçi të manovrojnë. Ky është alarm i fundit për Qeverinë. Nuk kam vazhduar të marr pjesë pas mbylljes së protestës, por shprehim keqardhje për eskalimin e protestës”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, ai tha se nesër, përmes një konference për media, subjektet opozitare do t’i falënderojnë “edhe policinë e Kosovës dhe qytetarët”. 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …